Lajme

Pas dorëheqjes së Zaev-it, ky politikan shqiptar do të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Zgjedhja e Artan Grubit për mandatar dhe kryeministër të ri është një nga opcionet që po shqyrtohet, si pjesë e marrëveshjes Zaev-Ahmeti për kryeministrin shqiptar.

Mirëpo ky opsion është i parealizueshëm për shkak të mungesës së disponimit para së gjithash në BDI, sepse së paku tre deputetë të kësaj partie do t’i thonë “ncuk, ncuk”. “Grubi ka përkrahjen e Ahmetit, port re deputetë të BDI-së vështirë se do ta votojnë”, shkruajnë mediat në RMV.

Ky portal rrotullon disa emra si mandatarë të mundshëm, në mesin e të cilëve Nikolla Dimitrov, Petar Goshev, Nina Fiti (vajza e akademikut Taki Fiti), Lupço Nikollovski

Në mesin e emrave është edhe Fatmir Bytyqi, por ai nuk ka përkrahjen e BDI-së. Ndryshe burime të agjencisë Zhurnal thonë se në qeverinë e re, kushdo që ta formojë, Grubi nuk e ka të sigurt as postin që e mban tani.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button