Lajme

Mediat greke: Kosova na humbi ‘trenin’ për në Botërorin e Katarit

Mediat greke e kanë kritikuar paraqitjen e dobët të ekipit të tyre kombëtar në barazimin me Kosovën në Prishtinë të dielën, i cili pothuajse ia shoi shpresat Greqisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Greqia e kishte fitoren në dorë, megjithëse luajti më dobët se Kosova, por nuk ia doli ta mbajë atë duke pësuar gol në kohën shtesë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kur Greqia mendoi se i kishte fituar tri pikë në Prishtinë, pas golit të epërsisë nga Anastasios Douvikas në fund të pjesës së parë, Muriqi e “çmendi” stadiumin “Fadil Vokrri” me një gol në minutën e 92-të dhe i dha verdhekaltërve një pikë.

Ky barazim praktikisht ia shuan shpresat për kualifikim Greqisë, e cila ka vetëm tri pikë në vendin e parafundit.

Grupin B e kryeson Spanja me 10 pikë e ndjekur nga Suedia me 9. Lideri i grupit shkon direkt në “Katar 2022”, ndërsa vendi i dytë luan në play-off.

“Kosova 1-1 Greqia: Tragjikisht Kombëtarja e humbi trenin për Katar”, ishte titulli i raportit të ndeshjes në të përditshmen greke “Ethnos”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button