Lajme

Pritja “poshtèruese” me farmerka e Krivokapiçit në Serbi – “Pritet nga Ministri i Bujqësisë”

“Poshtèrim qysh në fillim të vizitës”, e ka cilësuar pritjen e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiç gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Serbi, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (SDP), Amina Cikotic.

“Poshtërim në fillim të vizitës. Atë e priti ministri i Bujqësisë së Serbisë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter.

“Është praktikë diplomatike që kryeministri të mirëpritet nga kolegu ose zëvendëskryeministri ose Ministri i Punëve të Jashtme i atij shteti që viziton”, shkroi mes të tjerash zëdhënësja e partisë opozitare malazeze.

“Të gjitha i thotë stili i veshjes së nikoqirit, ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë. Fatkeqësisht, poshtërim”, ka përfunduar Cikotic.


Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Pedrag Boshkoviç ka shkruar se veshja “me farmerka” në pritje të Kryeministrit të një vendi është tregues i qartë se si e perceptojnë ata Malin e Zi.

“Kur të presin ashtu siç e meriton. Në farmerka dhe në nivel. Në këtë mënyrë ata treguan si e perceptojnë Malin e Zi dhe Kryeministrin e këtij shteti”.

Edhe zëdhënësi i Social Demokratëve Nikolla Zirojeviç, shkroi po ashtu të njëjtën gjë.

“Nuk e di çfarë protokolli është ky, por ama është poshtërim klasik, jo vetëm për atë personalisht, por për vetë shtetin që përfaqëson”, shkroi ai në Twitter.

Zyra e Kryeministrit malazez, Krivokapiç, ka lajmëruar se ai së pari gjatë vizitës së tij zyrtare në Serbi do të vendos kurora lulesh në varrin e ish-Kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button