ArkeologjiLajme

Nga balta mund të dalin ende mrekulli, zbulohen zotët e antikitetit

Arkeologjia ka bërë hapa përpara të mahnitshme në vitet e fundit, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zbulimet arkeologjike në mbarë botën. Përdorimi i satelitëve dhe hartave 3D ka zbuluar tempuj që fshiheshin prej shekujsh në pyjet tropikale të Amerikës qendrore, deri tek thellësirat e Mesdheut. Por ka ende shumë për të zbuluar, dhe shpesh herë vepra arti të mrekullueshme mund të dalin nga balta.

Është rasti i dy kokave të gjetura ditët e fundit në qytetin historik të Aizanoi, në Turqinë qendrore. Bëhet fjalë për kokën e zotit të verës Dionisit, dhe të perëndeshës së dashurisë, Afërdita.

Trupi i tyre ishte zbuluar vite më parë, por kokat mungonin. Nuk dihet ende sesi, por ato u gjetën në një zonë plot baltë që dikur, ndoshta 5 mijë vjet më parë, kishte qenë një përrua.

Arkeologët flasin për dy veprat artistike duke i cilësuar si një bukuri që lë pafjalë, por më shumë se vlerësimi i tyre, flasin vetë pamjet e zbulimit, dhe kontrasti midis së bukurës mijëvjeçare dhe ambientit përreth.


Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button