Të shumta janë storjet që flasin për sukseset e shqiptarëve, gjithandej në shtetin Helvetik. Kësaj rradhe po ju sjellim një të atillë nga qyteti Wil, në Zvicrën Lindore. Në këtë qytet, në mesin e qindra shqiptarëve, jeton dhe familja Alimi, e ardhur këtu shumë kohë më parë nga rrethina e Tetovës. Këtë vit Vedati, anëtari më i ri i familjes Alimi, ka mbaruar shkollën e mesme, me sukses shembullor, ndërsa për temë të Maturës ka zgedhur të shkruaj mbi Mjedisin dhe Islamin.
„Etika mjedisore islame – mësimi fetar në Zvicër” ka titulluar temën e Diplomës me të cilën ka fituar çmimin e Teologjisë në Zürich, për vitin 2021. Një çmim për temat e maturës në fushën e Fesë, etikës dhe teologjisë, Fakultetet Teologjike në kuadër të Universitetit të Bernës, Bazelit dhe Cyrihut, ndarjen e këtij çmimi, tanimë e kanë shndërruar në një traditë vjetore. Çmimi me nga 500 franga, ndahet nga fakultetet teologjike të universiteteve të Bazelit, Bernës dhe Cyrihut dhe synon të inkurajojë të rinjtë që të hulumtojnë tema që kanë të bëjnë me etikën, fenë dhe teologjinë.
Për të konfirmuar këtë lajm, albinfo.ch ka kontaktuar Vedat Alimin, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të shkurtër në këtë temë. Para se të sjellim bisedën tonë me Vedatin, po përcjellim një prononcim të Fakultetit Teologjik nga Universiteti i Zürich-ut, i cili do të na shërbejë si një përgjigje rreth pyetjes se çfarë e bëri të veçantë temën e Vedatin dhe e dalloi atë nga shumë tema tjera të maturës.
“Ai njeh performancën e tij inovative, temat origjinale dhe të rëndësishme shoqërore, si dhe përpunimin metodik” – thuhet në këtë prononcim. “Nga njëra anë, puna e tij tregon se fetë mund të jenë gjithashtu një burim për njerëzit që të merren me ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë. Nga ana tjetër, ai ilustron diskutimin brenda-islamik të këtyre pyetjeve. Kështu, të dyja aspektet e veprës u japin dritë disa segmenteve që marrin shumë pak vëmendje në diskursin social dhe mediatik”, thuhet mes tjerash në këtë prononcim, nga Fakultetit Teologjik pranë Uiversitetit të Zürich-ut.
Sukseset e këtilla, janë dhe një arsye më shumë për të inkurajuar të rinjtë tanë që të punojnë në këtë drejtim. Lidhur me këtë Alimi tha se “do t`i preferoja rinisë shqiptare që të shfrytëzojë infrastrukturën dhe mundësitë që u ofron shteti ku jetojnë. Apeloj që të msojmë islamin në mënyra te llojllojshme, që të mund të shohim potencialin që posedon feja në zgjidhjen e problematikave moderne”.
Përfundimini i shkollimit të mesëm është gjysma e rrugës së suksesit. Në pyetjen se ku e sheh veten pas 5 vitesh, Vedati tha se shpreson, që pasi të kryejë ushtrinë, ku momentalisht po shërben, t`i kthehet universitetit.
“Dua të studioj në ETH Zürich, në lënden e Biokimisë. Qëllimi im është të doktoroj në këtë drejtim. Pasi të përfundoj studimet, shpresoj të punësohem dhe të angazhohem në mënyra të ndryshme në këtë fushë” – theksoi në fund të bisedës, Vedat Alimi, maturant nga Wil-i.