Lajme

Bosnja pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Bosnja është pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i pyetur nga deputeti Gazmend Gjyshinca për punën që kanë bërë për ta bindur Bosnjën, ka thënë se në kuadër të takimeve të bashkëpunimit rajonal ka pasur takime edhe me palën boshnjake.

“Unë jam përkushtuar për Ushtrinë e Kosovës dhe se kjo do të vazhdojë. Unë kam pasur takim me krejt ministrat e Mbrojtjes, por edhe me palën boshnjake të Bosjnës. Pala e Bosnjës është një pengesë. Ne konkretisht bashkëpunojmë me rajonin pasi që ashtu edhe do duhej të ishte. Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të tjerat jemi në bashkëpunim që të ndihmojmë në çfarë do fatkeqësie”, tha Mehaj.

Ai tha se Ushtria e Kosovës do jetë krah për krah me NATO-në dhe ShBA-të, në çdo mision që kërkohet.

“Kur do që ka nevojë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të jemi të pranishëm krah për krah më ata, më çdo mision që kërkohet nga ne, pasi që kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, tha Mehaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button