Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë sot në “Rrethi Katror”.
Sipas tij, ekonominë shqiptare e mbajnë në këmbë djemtë që janë në Londër të Anglisë dhe jo shqiptarët që punojnë në vend.
Ai gjithashtu tha se një nga kokat e Anglisë është një shqiptar nga Fieri, duke mos e përmenduar emrin e tij.
“Ekonominë shqiptare e mbajnë çunat e Londrës. 1 mln e 700 mijë vedeta janë andej.
Dërgojnë mbi 10 mijë euro në muaj dhe 14 mld euro në vit baras me GDP e vendit tonë.
Çunat kanë korruptuar edhe policinë italiane edhe atë angleze.
Një nga kokat e Anglisë është një djalë nga Fieri, por nuk dua të përmend emra”, tha Cako.