Lajme

Publikohen emrat, këta pritet të jenë 8 ambasadorët e rinj të Kosovës

Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës. Por, ende zyrtarisht nga kjo ministri nuk janë caktuar ambasadorët e ri.

Media nga burime të veta në Ministrinë e Punëve të jashtme merr vesh se këta janë personat që janë propozuar për ambasador në këto vende dhe pritet konfirmimi nga vendet përkatëse.

Procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.

I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.

Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.

Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është propozuar Xhabit Hamiti.

Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.

Mehdi Halimi është propozuar ambasador në Francë.

I propozuar është edhe Faruk Ajeti për në Gjermani.

Në Bruksel për ambasador është propozuar Agron Bajrami.

Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Merret vesh se tashmë të propozuarit kanë filluar disa trajnime në Akademinë Diplomatike të Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button