Lajme

Swoboda: Moslejimi i boksierëve kosovarë në Botëror i pakuptimtë

Hannes Swoboda, ish-eurodeputet dhe anëtar i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ka folur edhe për rolin e SHBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Austriaku në një intervistë në Interaktiv, tha se me administratën Biden, po sheh një angazhim më të madh të SHBA-së për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Pikësëpari amerikanët janë më aktivë tani, në mënyrë më të sofistikuar, me njerëz me shumë përvojë që janë nominuar për ambasadorë në këto shtete. Kjo duhet shfrytëzuar nga BE-ja për të qenë më të jetë më aktive e më e fortë. Së bashku BE-ja dhe SHBA-ja mund të bëjnë më shumë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e ngritjes së zërit të protestës nga rinia dhe shoqëria civile në Serbi dhe Kosovë. Ka marrë shembull edhe rastin kur boksierëve kosovarë i u ndalua hyrja në Serbi për të marrë pjesë në botërorin që po mbahet në Beograd.

“E dyta, sigurisht, të gjithë të rinjtë, e gjithë shoqëria civile, nga Serbia, nga Kosova, nga ana shqiptare, nga ana serbe, duhet të protestojnë kundër këtij veprimi, siç është moslejimi i pjesëmarrjes së sportistëve nga Kosova. Mendoj që na duhet protestë më e zëshme kundër kësaj, sepse është e absolutisht e pakuptimtë. Është veprim tipik burokratik dhe veprim i çmendur nga ana serbe. Ndoshta ka edhe nga anët e tjera, por mendoj që veçanërisht të rinjtë duhet të luftojnë për një të ardhme më të mirë. Nuk ka të ardhme mënyra se si Vuciqi po e trajton Kuvendin. Kjo është katastrofë e BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta bëjnë shumë të qartë që këto veprime nuk mund të pranohen në një botë të civilizuar”, ka thënë diplomati austriak.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button