Lajme

Faqja prestigjioze amerikane tregon motin për muajt e ardhshëm në Shqipëri

Faqja më prestigjioze amerikane për parashikim të motit ka dal me parashikimin e tyre sezonal për Kontinentin e Evropës për dimrin 2021-2022.
Parashikimi do të kënaq ata që duan reshjet e dendura të borës, sidomos në viset kodrinore-malore ku parashihen sasi të mëdha reshjesh bore, por duke mos përjashtuar mundësinë që reshjet e dendura të borës të përfshijnë edhe ultësirat. Kjo do të varet krejtësisht nga sasia e ajrit të ftohtë që do të vijë nga lindja dhe veriu i Evropës.

AccuWeather parashikon ardhjen e një sasie të madhe e ajrit të ftohtë deri në Ukrainë. Po ashtu parashikohen bllokada të gjata dhe të fuqishme anticiklonike në veri të Evropës. Kjo favorizon krijimin e cikloneve të fuqishme dimërore në Mesdhe dhe Ballkan të cilat pritet të sjellin reshje të fuqishme shiu e bore.

Temperaturat në Ballkan sipas Accuweather parashihen të jenë afër mesatares ose pak mbi mesataren, pra Accuweather nuk parasheh ndonjë të masë ajrore me të ftohtë ekstrem, por në parashikime aq afatgjata dhe me motin mjaft dinamik që po parashihet kjo nuk mund të dihet me saktësi shumë të lartë, ngase dimri është i gjatë dhe ardhja e ajrit ekstrem të ftohtë deri në lindje të Evropës fare lehtë mund të vije edhe te ne.

Stuhi të fuqishme parashihen në Spanjë, Francë dhe Itali. Në Itali së bashku me Ballkanin parashihen edhe reshje të konsiderueshme të cilat pritet të shkaktojnë edhe daljen e lumenjve nga shtratet e tyre.

Reshjet e dendura të borës, ciklonet e fuqishme të njëpasnjëshme, reshjet e shiut, lëkundjet e shpeshta të temperaturave pra, parashihet një dimër jashtëzakonisht dinamik për Italinë, Ballkanik dhe Turqinë.

Në fund të theksojmë edhe një situatë interesante që meteorologët e Accuweather kanë parashikuar: reshje të mëdha në viset malore që nga Apeninet, Alpet e deri në malet e Ballkanit, deri në juglindje të Shqipërisë. Edhe ky është një indikacion mjaft i fortë për reshje të fuqishme bore që herë pas here pritet gjatë dimrit që po vjen.

Parashikimet sezonale të Accuweather nganjëherë nuk dalin shumë të sakta, por shpeshherë dalin jashtëzakonisht të sakta. Mbetet të shihet.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button