Ndryshohet procedura e aplikimit për vizë në Ambasadën e Gjermanisë
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka procedurën e aplikimeve për viza, sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor nga Ministria e Jashtme Federale.
Ambasada ka thënë sot se lista e pritjes do të hapet sërish gjatë muajit dhjetor për datat e aplikimit nga janari 2022.
Por, informatat e detajuara, Ambasada ka thënë se do të publikohen në ditët në vijim.
“Për shkak të një ndryshimi në procedurën e aplikimeve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor nga Ministria e Jashtme Federale, lista e pritjes do të hapet sërish gjatë muajit dhjetor për datat e aplikimit nga janari 2022. Informacionet më të detajuara do të publikohen këtu në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Deri në muajin tetor, lista e pritjes për termine hapej në fillim të çdo muaji për muajin vijues.