Lajme

Kandidati për president i Serbisë: Rusia të ndërtojë një bazë ushtarake në Rashkë

Lideri i Lëvizjes ‘Dveri’, Boshko Obradoviq ka folur për Kosovën, zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe kandidaturën e tij për president, duke dhënë detaje se si e sheh ai çështjen e Kosovës dhe të dialogut.

Ai është një nga opozitarët më të zhurmshëm të pushtetit aktual në Serbi, derisa ka thënë se pushteti i katër viteve të ardhshme nuk mund të shkojë si ky dhe ka kërkuar nga qytetarët t’i japin votën atij.

Obradoviq është pyetur për çështjen e Kosovës dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, cili do të ishte varianti i tij për zgjidhjen e këtij problemi dhe cilat do të ishin veprimet e tij.

Ai ka thënë se do të kërkonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Kina dhe Rusia implementimin e Rezolutës 1244 dhe gjithashtu do të kërkonte nga Rusia ndërtimin e një baze ushtarake në Rashkë.

“Me kthimin e temës së Kosovës dhe Metohisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku ne kemi aleatë Rusinë dhe Kinën dhe me kërkesën për zbatimin e Rezolutës 1244, e cila parasheh kthimin e deri 1000 anëtarëve të stafit shtetëror serb në territorin e Kosovës. Dhe do t’i bëjmë thirrje Rusisë që të formojë bazën e saj ushtarake në Rashkë, sepse vetëm kështu mund të jenë të barabarta këto negociata me Kosovën”, tha Obradoviq në një intervistë për mediat serbe.

I pyetur se pse po kandidon për president ai u shpreh se është koha për ndryshimin e gjeneratave në politiken serbe ku duhet të vijnë njerëz që nuk kanë pasur pushtet në duar.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button