KultureLajme

Artisti shqiptar fiton çmimin “Skulptori i Vitit” 2021 në Kiev

Artisti shqiptar Alfred Milot Mirashi është vlerësuar fundjavën që lam pas me çmimin e rëndësishëm në mesin e personaliteteve nga bota e artit në kopshtin e Bibliotekës Oblate, në Firenze për “Celebrity Aëards 2021”.

Ceremonia ndërkombëtare, e cila u zhvillua në Kiev mbahet çdo vit dhe shpërblen profesionistë në sektorë të ndryshëm që kanë arritur sukses ose që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e kulturës, artit, muzikës, diplomacisë, mjedisit dhe njerëzimit.

Alfred Milot Mirashi, i cili jeton dhe punon në Firence, artisti italo-shqiptar shquhet mbi të gjitha për veprat e tij të jashtëzakonshme të skulpturave monumentale. Së fundmi ai është duke realizuar në Avellino “Çelësi i Montevergines”nje veper gati 50 metra, një nga skulpturat më të mëdha në Evropë të bëra prej çeliku Corten. Me instalacionet e tij, artisti i dërgon një mesazh mbarë botës: “Nuk duhet t’i mbajmë dyert mbyllura, te gjithë duhet të kenë mundësinë të realizojnë ëndrrat e tyre”. Çelësat e tij si instalacione mund të quhen “Çelësi i Bashkimit ” me një mesazh ku shpresa për dialog te hapur drejt nje zhvillimi me paqe mes popujve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua nën patronazhin e Konsullatës së Ukrainës në Firence me përfaqësuesen e saj Oxana Polataitchouk.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button