KultureLajme

“Zgjoi” triumfon në Francë, shpërblehet me çmimin e 13-të ndërkombëtar

Filmi nga Kosova “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.

Kështu ka bërë të ditur aktorja në rolin kryesor, Yllka Gashi, përmes një postimi në Facebook, e cila ndër tjera njoftoi se ky është çmimi i 13-të për këtë film.

“Edhe një sukses i radhës për filmin “Hive-Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit!!! “Hive – Zgjoi” sonte ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht duke marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës”, ka shkruar Gashi në postim.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button