Lajme

Ushtarët e FSK-së kthehen nga misioni i parë jashtë Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për të ishte një emocion i veçantë të priste ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që sot janë kthyer nga misioni i parë ushtarak jashtë vendit.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata ishin bashkë forcat amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt.

“Emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit. Këta djem, me shërbimin e tyre përkrah forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt, na bënë krenar, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe gjithë kombin”.

“Me Major Ibrahimin, Kapiten Haxhiun, Toger Shemsedinin, Tetar Lajçin dhe Ushtar Mehmetin si dhe Vëllezërit e tyre në Armë, ushtarakët amerikan, kapiten Gudenkanf dhe Rreshter Sanderson, shkëmbyem rrëfimet nga përvojat tona në operacionet jashtë vendit. Për pjesëmarrjen dhe performancën e lartë në misionin e parë ndërkombëtar, për ushtarakët tanë, kam akorduar medaljet për “Pjesëmarrje ne Operacione Ndërkombëtare”, që do t’u ndajmë në ceremoni të veçantë”.

“Ju faleminderit djema, juve dhe familjeve tuaja, për sakrificën në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale! Ju konfirmuat në vepër, vlerën e shenjtë të Besës sonë për mikun! Ju në vepër shprehët falënderimin dhe mirënjohjen për atë që SHBA dhe gjithë vendet tjera aleate, bënë për ne në kohët e vështira!”,ka thënë Mehaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button