Lajme

Satelitët/ Ironia e Përfaqësuesit të fermerëve: Rama ta lërë njërin për fermerët….

Përfaqësuesi i Shoqatës së fermerëve, Ervin Resuli foli në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, për problematikat e fermerëve dhe protestat që ata kanë organizuar.

Ai thotë se fermerët janë në prag falimentimi për shkak të një fare të domates, e cila ka rezultuar e prishur, por edhe për shkak të çmimeve.

Fermerët në protestë/ Farat e domates i çojnë drejt falimentimit: Jemi të mbaruar, do marrim çantat të ikim

Ndër të tjera Resuli komentoi satelitët “Albania 1″ dhe ‘Albania 2”, që kryeministri Rama do të dërgojë në hapësire, për të kontrolluar vendin nga orbita.

Me ironi ai thotë se do i kërkonte Ramës ta linte njërin satelit në vend me fermerët, pasi nuk do ketë se çfarë të filmojë nga lart, duke nënkuptuar situatën në të cilën ndodhen fermerët e Shqipërisë, të cilët rrezikojnë të ndalojnë aktivitetin e tyre bujqësor dhe blegtoral për shkak të kostove të larta.

“Unë do i bëja një kërkesë kryeministrit, që kur të nisi satelitët, një ta lërë këtu për fermerët, sepse nuk do ketë çfarë të fotografojë kur të çojë satelitët lartë” , u shpreh Resuli.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button