LajmeOpinion

“Disa hije të Serbisë ende janë prezente në Kosovë!”

Misioni i UNMIK-ut në Kosovën po shihet si i panevojshëm.

Kështu e vlerësoi edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai kërkoi mbylljen e këtij misioni, dhe të ketë një prani tjetër të OKB-së në Kosovë

Publicisti Emin Azemi komentoi mundësinë e tërheqjes së UNMIK-ut nga Kosova.

Ai u shpreh se shteti i Kosovës po vuan pasojat nga rezoluta 1244 dhe duhet që të lirohet sa më parë nga kjo rezolutë.

“Kosova po vuan pasojat e Rezolutës 1244 dhe ka ardhur koha që Kosova të lirohet nga kjo rezolutë, me çka do të hiqeshin edhe disa hije të Serbisë që ende janë prezente në Kosovë. Produkt i kësaj rezolute është edhe UNMIK-u, ndërkohë që Kosova e ka tejkaluar fazën e pavarësisë së mbikëqyrur”, deklaroi Azemi.

Gjithashtu, publicist tha se nëse misioni i UNMIK-ut do të vazhdojë ende, atëherë mund të thuhet se Kosova ende nuk është plotësisht shtet i pavarur.

“Nëse UNMIK-u vazhdon të jetë ende prezent në Kosovë, kjo tregon se Kosova ende nuk është plotësisht shtet i pavarur. Këtë aniomzitet po e keqpërdor Serbia e cila përpos që Kosovën ende e ka pjesë të Kushtetutës së saj, ajo vazhdon të thirret në Rezolutën 1244 dhe në kompetencat inekzistente të UNMIK-ut”, theksoi ai.

Në fund, Azemi kërkoi nga KS që ta mirëpres pranimin e Kosovës në OKB, pasi Serbia mendon që në Kosovë qeverisë UNMIK-u.

“Serbia ende mendon se në Kosovë UNMIK-u qeveris dhe jo ndonjë qeveri legjitime. Ky është paradoks i madh i cili vazhdon të prodhojë kriza zingjirore. Prandaj Këshilli i Sigurimit duhet sa më parë të suprimojë misionin e UNMIK-ut në Kosovë dhe të mirëpres procedurën për pranimin e saj në OKB….”, përfundoi Emin Azemi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button