SHBA bazë ushtarake në Kosovë, vjen paralajmërimi, ja çfarë pritet të bëjë presidenti serb
Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka thënë se pak ditë pasi ministri serb i mbrojtjes u shoqërua në aksionet destabilizuese të tij nga ambasadori rus në Beograd., ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Mehaj, kërkoi gjatë vizitës së tij në SHBA, që ato të ndërtojnë një bazë ushtarake të përhershme në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pas kësaj pritet ta shndërrojë qendrën ruse të spiunazhit në Nish, në një bazë ushtarake për Rusinë.
Ai ka thënë se shqiptarët të ndërtojnë baza amerikane në territorin e tyre, e ndërkohë rusët të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje te Moska.
Postimi i tij i plotë:
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë u shoqërua në aksionet destabilizuese të tij nga ambasadori rus në Beograd. Por vetëm pak ditë më vonë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, zoti Mehaj, vizitoi Departamentin e Mbrojtjes dhe siguroi mbështetje të pakufizuar për Kosovën. Madje ai kërkoi që Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë një bazë ushtarake të përhershme në Kosovë.
Pas kësaj pritet që presidenti i Serbisë ta shndërrojë qendrën ruse të spiunazhit në Nish, në një bazë ushtarake për Rusinë. Kështu është më mirë për ne: Shqiptarët të ndërtojnë baza amerikane në territorin e tyre, e ndërkohë rusët të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje te Moska!