Lajme

Rama: Po vazhdon puna për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në Urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës.

Rama shprehet se po vijon puna për ndërtimin e kësaj ure mbi lumin Drin në Kukës, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

“MIRËMËNGJES, dhe me pamjen e punës që nuk ndalet për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Ura do të zëvendësojë atë ekzistuesen mbi lumin Drin i Zi, e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj. Ura me gjatësi prej rreth 350 m do të jetë një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button