Lajme
Deputeti që “dridhi” Parlamentin e Maqedonisë: Quhem Branko Manoillovski por jam shqiptar
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manoillovski kohë më parë kishte mbajtur një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë, ku kishte folur për prejardhjen e tij.
Ai me plotë krenari kishte treguar që është shqiptar, ku kishte shpjeguar në detaje prejardhjen e tij.
“Lexova në internet komente kush është ky Branko Manoillovski? Edhe unë jam pakëz i hutuar sepse quhem Branko Manoillovski por jam shqiptar. Shumë njerëz thonë kush është ky, nga cili planet erdhi? Është interesante, një numër i vogël i njerëzve i dinë disa zona të Maqedonisë. Prej ku jam unë quhet Reka e Epërme”, kishte thënë ndër tjerash në fjalimin e tij, Branko Manoillovski.
Për më shumë ndiqeni këtë video
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=868208390029951