Show Biz

Kosovarja Rita Ora njëra ndër këngëtaret më të dëgjuara të shekullit 21

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, shquhet për sukseset e shumta në skenën muzikore.

Kosovarja është komentuar shumë për të arriturat në muzikë teksa nuk i kanë munguar as çmimet e shumta, njofton Klankosova.tv.

Rita këtë të martë ka njoftuar të gjithë adhuruesit e saj se ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën profesionale.

“Rita Ora është emëruar njëra nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21”, ka qenë postimi që ka shpërndarë në Instagram ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe disa poza të tjera atraktive.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21 eh? Mirë njerëz e mora atë. Jam mirënjohëse çdo ditë shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht i mrekullueshëm. Kthehem në studio atje ku filluan të gjitha”.

“Dhe palestra e një tatuazh duhet të mbështes fuqinë që kam vënë për të mbrojtur dhe besuar veten. Ji i sjellshëm me veten. Ke durim. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ajo që besoni. Ju dua”, ka thënë Rita Ora.

Kujtojmë se kënga e fundit e publikuar nga kosovarja është “You For Me”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button