Lajme

Ambasada e SHBA reagon pas fitores së Florian Markut: Urime kampionit të parë botëror shqiptar

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku pas triumfit dje në mbrëmje ndaj kundërshtarit ukrainas, Maxim Prodan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada uron Markun si kampion për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”, shkruan ambasada.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button