Lajme

“Herkuli” shqiptar që po çmend britanikët

Flori Qerkezi është i riu shqiptar me banim në Britaninë e Madhe, që ka çmendur të huajt me forcën e tij dhe padyshim mund ta etikojmë si “Herkulin shqiptar”. Forca e këtij djaloshi është e pabesueshme, aq sa ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja! Ai mund të ngrejë një makinë me duar duke e zhvendosur atë nga vendi e shumë e shumë truke të tjera force që një atlet i zakonshëm e ka të vështirë t’i performojë. Shqiptari ka mahnitur të huajt me forcën e tij të pabesueshme dhe është kthyer në kryefjalën e mediave sportive atje.

Në një lidhje me Skype për Abc-ja e mëngjesit, ai rrëfeu për gazetarët se si arrin t’i bëjë këto gjëra. Ndër të tjera ai theksoi se dëshira e tij është që të marrë pjesë në ndonjë aktivitet sportiv.

“Gjithmonë e kam pasur dëshirë me bërë aktivitet fizik por këto 5 vite i kam kushtuar më shumë rëndësi palestrës. Kam ushtruar shumë por dhe kam qejf me e sfiduar pak trupin deri ku mundem të arrij.”, tha ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button