Lajme

Ja si e quan senatori amerikan “Asociacionin e komunave me shumicë serbe”

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Mendez, ka marrë pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në të cilin është diskutuar për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, idesë që kanë qarkulluar për shkëmbim territoresh dhe ndryshimin e kufijve.

Mendezi ka kritikuar ish-administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës, duke thënë se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh.

“Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit.

Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, ka thënë Mendezi.

Në fund Mendez ka thënë se kundërshton edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas politikanit amerikan, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një “recetë për katastrofë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button