BotaLajme

Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të keni parasysh

Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane DV-2023

Siç njofton Ambasada Amerikane në Tiranë aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor. Të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë ‘ëndrrën amerikane’ mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.

“Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”, njofton ambasada e SHBA.

Janë gati 5 javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë.

Kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme, ndërsa prej dy vitesh, aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë jo vetëm me kartë identiteti.

Kjo është adresa që do të jetë në dispozicion të të interesuarve. https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button