Lajme
Dietologia e njohur shqiptare ndahet nga bashkëshorti: Më bëri dhuratë tri vajzat, por gjithçka u konsumua dhe përfundoi
Dietologia e njohur, Diola Dosti së fundmi ka rrëfyer se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Dardan Bafti.
Për herë të parë ajo rrëfeu se e ka njohur në moshën 19-vjeçare në Tiranë, derisa e ka falënderuar për kohën e bukur që kanë kaluar bashkë.
“Ma mori mendjen menjëherë me zgjuarsinë e tij, e kemi dashur shumë fort njëri-tjetrin, dhe i jam shumë mirënjohëse. Më ka bërë tri dhurata shumë të bukura, që janë tri vajzat tona, por ishte diçka që u konsumua dhe përfundoi”, tha Dosti në emisonin Libero në ATV.