Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: Tani duhet përqendruar tek zgjidhja e qëndrueshme

Ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.

Ai ka thënë se tash është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon”, ka shkruar ai.

“Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button