Përloti Kuvendin 4 vite më parë, Rigerta Loku kujton fjalimin: Jam ende në fshatin tim, ku përditë jemi më pak…
Rigerta Loku Tushaj, vajza fermere ka kujtuar fjalimin e saj 4 vite më parë në Kuvend, duke emocionuar deputetët në sallë. Me anë të këtij fjalimi ajo bëri thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet.
Në një postim në Facebook, Rigerta Loku shkruan se u fol shumë për “teorinë e saj konspirative”, askokohe, por që nuk ka rezultuar e vërtetë. Ajo thotë se ende jeton në fshat aty ku ishte 4 vite më parë, ku fenomeni i largimit të banorëve vijon ende.
Postimi i plotë i Rigerta Loku Tushaj:
Katër vite më parë.
Facekook më kujtoi ndodhinë më të madhe publike të jetës time.
Të mos kishte ndodhur ky fjalim, shumë prej jush, nuk do më kishit njohur kurrë (jo se do të kishit humbur ndonjë gjë të madhe jo). Jam aty ku isha katër vite më parë, e kam frikë se dhe shumë e shumë vite të tjera, do më gjeni po aty. Por, kur të mund e të më jepet rasti, shkurt e shqip, pa shumë filozofi do sjell para jush realitetin tim, realitetin tonë.
Sa shumë u fol për “teorinë time konspirative” që sot rezulton që nuk paska qënë konspirative. Deputetë, gazetarë, teoricientë, opinionistë, profesorë doktorë e turli lloj militanti partiak, nxorrën turli lloj ideshë, teorishë në lidhje me një të vërtetë kaq të thjeshtë. Disa do ti kasha ftuar të rilexojnë veten dhe të shohin të pa vërtetat e tyre. Falenderoj sot, e gjithmonë, ata që u emocionuan bashkë me mua, ata që u bënë zgjatim I ndjesive të mia. Falenderoj të gjithë ata që gjetën veten në një fjalë, fjali apo emocion. Falenderoj dhe Gjinin, po po Gjinin nga Kosova që prej aso kohe pas katër vietesh, pardje e gjeti kohën, erdhi e më takoi në fshatin tim. Në fshatin tim e territorin tim ku për ditë jemi më pak, por, kjo nuk do të thotë që nuk jemi.