Uncategorized

“Politikani” 22 vjeçar, që ndërton mullinj guri në Lezhë

Petriti është 22 vjeç dhe studimet po i kryen për shkenca politike. Mbase e ardhmja e sjell në politikë, por aktualisht 22 vjeçari lezhjan është në punë. Petriti punon me gurin, ndërton mullinj guri.

Fillimisht e shtyu kureshtja. Krijimin e mullinjve të gurit e bënte i ati, por tani duket se Petriti ia ka ‘përvetësuar’ zanatin.

“Pjesa e pandemisë ishte e dëmshme për shumë vetë, por më ka ndihmuar të them të drejtën. Kam ardhur në Lezhë e kam mësuar nga puna. Isha përkushtuar me shkollën, e as nuk ja kisha idenë. Por pikërisht fakti se kjo punë është shumë e rrallë, kjo më ka shtyrë. Të gjithë mendojnë për hapjen e kafenesë, por si ato ka kudo e shansi për dështim është i madh. Kjo punë që bëj është e rrallë. Babi im tani është mjeshtër, por pas 20- 30 vitesh, babai im e brezi i tij nuk do të jenë aty për ta bërë punën… por unë do jem. Kjo është një punë e rrallë dhe jam i bindur se njerëzit kthehen tek tradicionalja.”-tregon Petriti.

Nduja, babai i Petritit, thotë se është nder për të, që i biri i ka trashëguar punën. burimi/shqiptaretpershqiptaret.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button