KosovaLajme

“Serbia po përdor rrugë ilegale malore për t’ju afruar kufirit me Kosovën”, publikohen pamjet

Pas fluturakeve dhe helikopterëve serbë, në afërsi të kufirit në Jarinje, Serbia duket se ka futur në funksion edhe tanket e saj.

Madje kjo sipas një llogarie në Instagram, po bëhet përmes zonave malore pranë kufirit me Kosovën.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, njëherit drejtori i MCC-së në Kosovë, i cili shkruan se Serbia këtë pasdite përdori rrugë ilegale në pyjet në kufi për t’ju afruar territorit të Kosovës.

”Automjetet e blinduara serbe me mitralozë të rëndë po përdorin rrugë ilegale në pyjet në kufi me Kosovën për t’iu afruar territorit të Kosovës këtë pasdite”, shkruan ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button