Lajme

Shqiptarja, 28 vjet shofere e autobusit në Maqedoninë e Veriut

Makfire Shakiri është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka 28 vjet në timon dhe konsiderohet si gruaja që theu tabutë.Makfirja për mediat shqiptare tregoi se të qenët shofere ka qenë dëshira e saj që nga fëmijëria dhe e ka realizuar falë shumë vështirësive.

“Ishte një dëshirë imja që nga fëmijëria ime, i doja shumë autobusët, rritesha unë dhe rritej edhe dëshira. Më në fund e vendosa, por rruga ishte shumë e vështirë deri këtu. Është vështirë të punësohet këtu ku jam unë, mirëpo ia dola”.

Ajo theksoi se ka përkrahjen e të gjithë familjes, pasi të drejtosh urbanin çdo ditë, do shumë sakrificë.

“Kam pasur përkrahjen e prindërit, babait tim që nuk është më mes nesh. Më kanë përkrahur shumë. Nuk kam pasur probleme fare. Më kanë thënë që është punë e vështirë dhe ashtu është punë me përgjegjësi të madhe”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button