Lajme

Shqiptarët e Luginës i drejtohen Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve për t’u pajisur me targa të përkohshme

Shumë qytetarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë pritur sot në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë, për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.

Pavarësisht se të njëjtit janë shqiptarë të Luginës, për ta nuk është bërë asnjë përjashtim sa i përket pajisjes me targa të përkohshme për të hyrë në Kosovë.

Njëjtë si shumë të tjerë që hyjnë në Kosovë nga Serbia edhe këta të fundit do të duhet të pajisen me këto targa dhe të paguajnë për to.

Shumë prej tyre edhe sot nuk kanë arritur të pajisen me këta targa, të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që të kenë mundësinë e lëvizjes dhe hyrjes në Kosovë.

Që nga dita e djeshme Qeveria e Kosovës mori vendim që të gjitha automjetet të cilat hyjnë në Kosovë nga shteti serb të pajisen me targa të përkohshme, apo provuese në të kundërtën atyre do t’u pamundësohet kalimi në pikat kufitare.

Zyrtarët policorë të Kosovës janë të urdhëruar që kudo që hasin në tabela të ngjashme si “GL, MK e të tjera” t’i marrin për ti shkatërruar ato, kurse të gjitha tabelat e tjera zyrtare të Serbisë duhet të ndërrohen me ato provuese.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button