Kryeministrja e Serbisë: S’mund të insistojmë më që Kosova është Serbi
Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq,
Sipas saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte kompromis, për çka në fakt angazhohet dhe i cili nuk do të ishte i mundur sikur Serbia të insistonte edhe më tutje në formulën se Kosova është pjesë e saj.
Siç i tha ajo Die Weltit, “raportet me Prishtinën për ne serbët janë të rënda e emocionale”.
“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiq ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndërrajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur”, i tha kryeministrja e Serbisë DW-së.
Ajo citohet të ketë thënë se të dy palët duhet të dalin nga zona e komoditetit të të menduarit tradicional.
“Por, konsideroj se Prishtina ende nuk e ka bërë këtë hap”, është shprehur ajo.
Siç është shprehur ajo, Prishtina as që ka filluar të zbatojë pikën më themelore të asaj marrëveshjeje, themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, e po ashtu ka shtuar numrin e sulmeve ndaj serbëve të Kosovës.
“Vetëm gjatë majit janë bërë 14 atentate, që do të thotë se synim i Prishtinës mund të jetë që t’i dëbojë të gjithë serbët, por që ne nuk do ta lejojmë…” ka thënë ajo.