Djathi “Lindi”, me shije tradicionale të Kosovës, fiton çmimin e fermerëve inovativë të Cyrihut
Çmimi i sapo i krijuar “Zürcher Puurepreis” (çmimi i Cyrihut për fermerët) është ndarë për herë të parë këtë të dielë. Juria ka nderuar dy projekte nga rajoni: djathin me shëllirë “Lindi” nga Strickhof dhe biftekun nga një fermë në Uster.
“Innovativi Puure” (Fermerët inovativë) – një projekt nga fshati Strickhof dhe Shoqata e Fermerëve të Cyrihut – dha Çmimin e parë “Zürcher Puurepreis”.
Qëllimi i çmimit është të motivojë fermerët në mënyrë që ata të mund t’i kthejnë idetë e tyre në realitet. Gjashtë ekipe me projekte nga të gjitha rajonet e Kantonit të Cyrihut u nominuan për Çmimin e parë.
Një juri ekspertësh vendosi për tre projekte që do të fitonin Çmimin e përmendur, që përmban edhe shumën monetare prej 5,000 CHF secili. Si pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në fermën Höfli në Marthalen, u nderuan gjithashtu dy projekte nga Oberlandi i Cyrihut: “Lindi”, djathi i shëllirës Oberland i Cyrihut dhe bifteku nga një fermë në Uster.
“Lindi” është djathi i parë me shëllirë nga Oberlandi i Cyrihut, i bërë me qumësht vendas. Këshilltari kantonal Daniel Wäfler (SVP), sipërmarrësit Zija Shabani dhe Karl Kupper nga lokaliteti Strickhof kanë ndezur idenë e tyre novatore për këtë djathë gjatë një udhëtimi në Kosovë.
Ata dëshironin të prodhonin specialitetin e djathit nga Ballkani në qumështoren e djathit Herschmettlen dhe t’ia shesin atë të gjithë dashamirëve të këtij lloji të djathit.
Kjo është arsyeja pse ata filluan projektin me mbështetjen e “Innovativi Puure”. Qëllimet e tyre janë lidhja e kulturave dhe rritja e vlerës së shtuar të qumështit nga rajoni. Djathi është përpunuar nga Ernst Friedli (Strickhof) dhe mjeshtri i djathit Stefan Bürki nga Herschmettlen.