Lajme

Një burrë fiton lotarinë tri herë nga biletat që i bleu në të njëjtin dyqan

Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili bleu bileta gërvishtëse të lotarisë nga i njëjti dyqan për katër vjet, po feston çmimin e tij të tretë të madh, thanë zyrtarët e lotarisë.

Lotaria tha se Terry Splawnit vazhdoi t’i ecë fati i mirë të hënën kur bileta e tij prej 20 dollarë nxori një fitore prej 100,000 dollarë. Pas taksave shtetërore dhe federale, Splawn mori në shtëpi afër 71,000 dollarë.

Në Prill 2017, Splawn bleu një biletë nga dyqani në Concord dhe fitoi 1 milion dollarë, sipas njoftimit për shtyp. Pothuajse dy vjet më vonë, ai shkoi përsëri në dyqan, bleu një biletë tjetër dhe fitoi një çmim tjetër prej një milion dollarësh, thanë zyrtarët e lotarisë, raporton AP.

“Kjo është e rrallë, por jo jashtëzakonisht e rrallë,” tha Jan Hannig, profesoreshë e statistikave në UNC-Chapel Hill, për shanset që i njëjti person të fitojë dy çmime lotarie prej 1 milion dollarësh.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button