Lajme

Në rrethin e Vlorës! gjendet ​”Shpella e Velçës”

Shpella në rrethinën e qytetit të Vlorës është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj. Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike.

Ndodhet në afërsi të fshatit Velçë, komuna Brataj në rrethin e Vlorës. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj. Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.
Njihet si vendbanim i neolitit, të vërtetuar nga gërmimet arkeologjike para viteve ’40 e shek XX dhe më von. Qeramika e gjetur aty është e ngjashme me atë të Maliq I – Kamnik.

Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike. Është mekate dhe duhet eksploruar dhe kthyer në të vizitueshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button