Lajme

“Tifozat Kuq e Zi” ndërmarrin nismëm e veçantë

Ata u rikthyen në stadium pas 1 viti e gjysmë dhe treguan edhe njëherë tjetër mbështetjen për Kombëtaren shqiptare. Por “Tifozat Kuq e Zi” dinë të bëjnë më shumë se thjesht tifo në stadium.

Së fundmi, TKZ-ja ka dalë pak nga spektri i futbollit duke ndërmarrë një nismë shumë të veçantë për të sensibilizuar qytetarët. Tifozët kanë udhëtuar drejt lumit Vjosë, duke e pastruar nga mbeturinat në një aksion ndërgjegjësues për turistët apo dhe vetë banorët përreth.

Me anë të një postimi në faqen e tyre në ‘Instagram’, tifogrupi ka shpërndarë dhe një foto me banderolë, ku shkruhej “Stop mbeturinat në Vjosë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button