Një fitore plotësisht e merituar ajo e sotmja në stadiumin “Elbasan Arena”
Rezultati 1:0 për kombëtaren tonë duket se e çoi peshë këtë stadium.
Futbollisti 19-vjeçar, Armando Broja i ka dhuruar Shqipërisë golin e shumëpritur, një fitore e domosdoshme për kualifikueset e botërorit “Katar2022”.
Goli erdhi në minutat e fundit të takimit nga i riu Armando Broja i cili shënoi falë një aksioni shumë të bukur personal dhe një gjuajtje të shkëlqyer.
Një fitore kjo mëse e merituar për kuqezinjtë e Edi Rejës.
Kombëtarja jonë ishte në formë ë shkëlqyer duke qëndruar stoic deri në momentin e golit të fitores.
Ishte pikërisht minuta e 87-të ku Armando Broja, mposhti portierin kundërshtar, duke çuar peshë zemrat e tifozëve shqiptarë në ‘Elbasan Arena’.
Është goli i parë në histori që kombëtarja i shënon ekipit Hungarez.
Kjo fitore e ka çuar Shqipërinë në kuotën e 9 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e dytë.
Enuziasmi ishte I madh, ku pas më shumë se 1 viti e gjysmë tifozët mundën të ishin të pranishëm në stadium.
E mesa duket zemrat e kombëtares u ngrohën duke u dhënë spektakël tifozëve të tyre të zjarrtë