Anëtari i kryesisë së LSI-së, Vojo Bregu me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar nismën “Open Balkan.”
Bregu shkruan se tashmë kjo nismë ka filluar të funksionojë mirë në bujqësi pasi është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
E ndërkohë që numri i kafshëve të gjalla në Shqipëri është ulur me 30%, thotë Bregu, me rëndësi është qumështi i freskët që vjen nga Serbia.
Open Balkan ” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë.
Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri,” shkruan Bregu në Facebook.
http://view-source:https://www.facebook.com/BreguVojo/posts/211157297715732