Lajme

Vuçiq shprehet “i brengosur”: Kosova po fillon një fushatë të re të njohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Bled të Sllovenisë se është i shqetësuar, ngase sipas tij, Prishtina po ndërmerr një aksion të ri lobimi për njohje, si dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare.

“Unë jam i shqetësuar për këtë fakt, dhe ne morëm informacione, jo nga Miroslav Lajçak, por nga burime të inteligjencës, se Prishtina do të ndalojë plotësisht zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled.

Vuçiq shprehet i bindur se kjo do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Ai tha gjithashtu se integrimi evropian i Serbisë është i lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ne nuk mund të jemi pjesë e BE -së derisa të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, kjo është e qartë për të gjithë dhe nuk duhet të gënjejmë”, tha ai para mediave pas takimit me të dërguarin e BE -së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kujtojmë se, më 4 shtator, përfundon moratoriumi 1-vjeçar, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në Washington. Kosova u pajtua që të mos kërkojë njohje ndërkombëtare në këtë periudhë, kurse Serbia që të mos bëjë fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button