Lajme

Po peshkonte bashkë me shokun e tij, 29-vjeçari bie në det pas stuhisë së fuqishme

Një 29-vjeçar rezulton ende i zhdukur, pasi ishte duke peshkuar kur ra në det pas një stuhie të fuqishme.

I riu Tassos Kopanos ishte duke peshkuar në Amvrakikos me një person tjetër, teksa ra në det kur një shi i papritur përfshiu zonën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe rojet bregdetarë vazhduan kërkimët për gjetjen e trupit të tij deri paraditen e sotme, por pa asnjë rezultat.

29-vjeçari kishte postuar në rrjetet sociale një video nga varka e peshkimit, pak para se të fillonte stuhia, ndërsa qielli dukej i nxirë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button