Lajme

Nervozohet presidenti kroat për anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO, përmend edhe Kosovën

Zoran Milanoviq, presidenti i Kroacisë, është shprehur i nervozuar pas zërave se Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO shumë shpejt.

Milanoviq ka deklaruar se Ballkani thuajse e ka ndalur rrugën drejt integrimit euro-atlantik, derisa finlandezët “po hyjnë brenda natës”.

Mediat kroate raportojnë se presidenti i Kroacisë është shprehur se do ta bllokojë një gjë të tillë, në rast se nuk votohet ligji i ri për zgjedhje në Bosnje e Hercegovinë, që lejon të vendoset edhe një kroat në Presidencën Boshnjake.

“Bullgaria dhe Romania nuk mund të jenë në Schengen, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk po mund t’i fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE, Kosovën s’e njohin të gjitha shtetet, dhe Finlanda mund të anëtarësohet në NATO brenda natës?”, ka thënë ai.


Ndërkohë, Finlanda dhe Suedia janë treguar të guximshme përballë kërcënimeve ruse, teksa po përgatiten të njoftojnë në të njëjtën kohë në maj se duan t’i bashkohen NATO-s.

BBC ka raportuar se të dyja vendet janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur mbështetjen në rritje për t’iu bashkuar aleancës mbrojtëse perëndimore.

Gazeta finlandeze Iltalehti ditë më parë ka njoftuar se liderët e Finlandës dhe Suedisë planifikojnë të takohen në 16 maj dhe më pas të njoftojnë se do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button