Lajme
Mbërrijnë sonte dy avionë të tjerë me shtetas afganë që do të strehohen në Shqipëri
Gati 24 orë pas mbërritjes së 121 shtetasve afganë në vendin tonë, dy fluturime të tjera me qytetarë afganë pritet të mbërrijnë në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme. Lajmi u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës dhe pas tij edhe avioni i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Një ditë më parë mbërritën në vendin tonë 121 shtetas afganë, të cilët janë strehuar në strukturat hoteliere të Durrësit.