Lajme

Naftë e lirë për miliarderët, superjahti furnizohet me 52 lekë për litër në Sarandë

Të lundrosh një javë me këtë jaht “Flying Fox”, kushton 4 milion euro, çka e bën atë të mundshëm vetëm për më të pasurit e botës.

Por edhe miliarderët duket se i kanë qejf ofertat dhe në brigjet shqiptare, e tillë është nafta pa akzisë që u ofrohet.

Jahti që bën bujë kudo që ankorohet mbërriti këtë të mërkurë në Brigjet e Sarandës.

Pronësia e Dhelprës Fluturuese në Det, në media i njihet themeluesit të Amazon, miliarderit Jeff Bezoz edhe pse kjo është mohuar.

Zyrtarisht mjeti rezulton në pronësi të një kompanie e cila e jep me qira.

Drejtori i Portit të Sarandës, konfirmoi se nga të dhënat e tij në bord nuk ka personazhe VIP, por vetëm anëtarët e ekuipazhit.

Ata kanë kërkuar leje për tre ditë me qëllim kryesor mbushjen me karburant.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button