LajmeTurizem

700 mijë pushues vizituan Shqipërinë vetëm në 20 ditët e Gushtit

Rreth 700 mijë persona kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria me rrugë tokësore vetëm në 20 ditët e para të muajit gusht.

Nga të dhënat e mbledhura në doganat kryesore të vendit, rezulton se rreth 380 mijë prej tyre ishin shtetas të huaj, ndërsa rreth 320 mijë shtetas të Shqipërisë.

Fluksi më i lartë i lëvizjes u regjistrua në doganën e Morinës me mbi 200 mijë hyrje/dalje, e ndjekur nga ajo e Qafë Thanës dhe më pas e Kakavijës.

Pjesa më e madhe e shtetasve të huaj i janë drejtuar Shqipërisë me qëllim turizmin, apo për një kalim tranzit drejt vendeve fqinje. Favorizues për turistët që hyjnë në Shqipëri është mos–detyrimi i tyre për të paraqitur një dëshmi mbi Covid-19. Po ashtu, duke përjashtuar vetëm kalimin drejt Greqisë, atyre nuk ju duhet një test PCR apo dëshmi antitrupash për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi.

Edhe gjatë muajit Korrik të këtij viti pati një rritje me 3% të shtetasve të huaj që u futën në Shqipëri krahasuar me Korrikun e një viti më parë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button