Bregoviç do të këndojë shqip! Kush është kënga me të cilën do hapë fëstën
Sot, këngëtari serb Goran Bregoviç do e nisë me këngë në gjuhën shqipe në Korçë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Bashkia e Korçës në “Facebook”, ku shkruan se Bregoviç ka zgjedhur pikërisht këngën e kënduar ne gjuhën shqipe, kompozuar prej tij “Kosovska” apo “Kosovarja”, për të çelur koncertin në qytetin juglindor.
E në kohën e një debate të gjerë që u zhvillua anembanë trojeve shqiptare për mospjesmarren apo pjesmarrjen e tij në concert, Bregoviç mesa duket ka vendosur të zbusë gjakrat duke e hapur me këngë shqiptare.
Ajo është një këngë e vjetër tradicionale që bën fjalë për krahinën e Kosovës. Këtë këngë ai e ka krijuar dhe interpretuar në vitet 80 me grupin e tij “Bjelo dugme”.
Pjesë teksti i këngës.
“Rroke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çiftelisë
Të gjithë do t’këndojmë
kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.