Lajme

Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor!

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin e rëndësishëm duke shtyrë me 2 javë fillimin vitit të ri shkollor. Ministrja evis Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor do të fillojë zyrtarisht në 27 shtator 2021.

Por shkollat do të jenë të hapura që nga data 1 shtator, pasi Ministria ka vendosur që kohëzgjatrja e mësimit plotësues të zgjatet me 2 javë të tjera, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të jenë më të përgatitur, duke marrë parasysh se vitin e kaluar mësimi është bërë online në pjesën më të madhe të kohës.

Gjithashtu janë shtyrë edhe datat e përfundimit të shkollave. Për arsimin bazë nga klasa 1-9 mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 8 në 17 qershor 2022. Për arsimin e mesëm, klasat 10 dhe 11, shtyhet nga data 15 në 24 qershor 2022. Për maturantët, mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 1 në 8 qershor 2022.

“Sot po ndaj me ju një vendim të rëndësisëhm, pasi morëm shumë shqetësime dhe sugjerime prej jush. I trajtuam këto shqetësime me shumë prioritet dhe ngritëm një grup pune, dhe ky grup pasi i vlerësoi hollësisht programet, analizat e vitit të kaluar, arriti në konkluzionin se mësimi plotësues do të ishte më rezultativ nëse do të zgjerohej me 2 javë të tjera në muajin shtator. Në të njëjtin përfundim arriti edhe një grup anketuesish me vetë ju të dashur nxënës. Kemi vendosur përfundimisht që viti i ri shkollor të mos fillojë në datën 13, por në datën 27 shtator. Kjo vlen për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Për arsimin bazë nga klasa 1-9 mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 8 në 17 qershor 2022. Për arsimin e mesëm, klasat 10 dhe 11, shtyhet nga data 15 në 24 qershor 2022. Për maturantët, mbyllja e vitit shkollor shtyhet nga data 1 në 8 qershor 2022. Dua të siguroj prindërit se shkolla do të jetë e hapur që në 1 shtator, ku do të zhvillohet mësimi plotësues. Nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa stafet akademike po”, u shpreh ministrja Kushi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button