6 fakte për flamurin e Shqipërisë. A është flamuri i Skënderbeut apo daton më herët?
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes.
Shqiponja ka qenë simbol shumë i rëndësishëm prej fillimit të Kulturës ilire në Ballkan. Më poshtë ju sjellim gjashtë fakte për flamurin kombëtar:
1. Shqiponja dykrenare është simbol i vjetër i përdorur që nga lashtësia në Perandorinë Bizantine, e më pas u bë simbol i fisnikëve shqiptare gjatë në mesjetë.
2. Flamuri kombëtar shqiptar u zyrtarizua si flamur shtetëror i Shqipërisë me Shpalljen e Pavarësisë nga Perandorinë Osmane së saj më 1912.
3. Fusha e kuqe ka domethënien e gjakut që kanë derdhur paraardhësit tanë, ndryshe lidhet edhe me trimërinë dhe fuqinë. Shqiponja me dy krerë përfaqëson shtetin sovran të Shqipërisë.
4. Pamja e flamurit shqiptar është caktuar me ligj.
5. Flamuri shtetëror paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë dykrenore të zezë në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtatë pendë. Përmasat janë përcaktuar në raportin 1 me 1,4 njësi (ose ndryshe me raportin 5 me 7 njësi).
6. Flamuri i ngritur ditën e 28 nëntorit 1912 në Vlorë, i cili kurorëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ishte flamuri i Kastriotëve, i ruajtur prej tyre gjatë brezave dhe i sjellë në Shqipëri nga Eqrem Bej Vlora, kushëriri i Ismail Qemalit.
Skënderbeu
Deri më sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri i tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princ (burri) me flokë të gjatë dhe togë.Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët e Zetës, Lek Dukagjini etj. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës 26 mars 1451.[4] Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo Fonoleda.