Lajme

Shifrat flasin/ Sa shqiptarë jetojnë në Greqi…

Representatives of the Albanian Cham community protest in front of the Greek Embassy to demand recognition of their property claims in Greece, on February 24, 2018 in Tirana. Albania and Greece are in a negotiating process for the delimitation of the sea border along with talks on other unresolved issues between the two neighbouring countries. The ongoing negotiations have caused protests on both sides of the border.

Kudo që të shkosh në Greqi edhe në skajin më të largët, do të gjesh patjetër qoftë edhe një shqiptar. Ardhur që nga fillimi i viteve 1990 ata bën punë nga më të rëndat për të mbijetuar, u përballën me vështirësi të mëdha, u trajtuan masivisht si fajtorë edhe pse nuk kishin bërë asnjë faj, u përzunë por u rikthyen. Duke punuar me ndershmëri dhe durim arritën t’ja dilnin mbanë. Nëpër vite u integruan, u bënë pjesë e rëndësishme e shoqërisë vendase, rritën dhe shkolluan fëmijët që sot luftojnë për një të ardhme të ndryshme nga ajo e prindërve të tyre.

Ky nivel i lartë integrimi bëri që pjesëtarët e këtij komuniteti vital të kandidojnë për deputetë në parlamentin grek apo për këshilltarë në organet e pushtetit vendor.

Prej dekadash shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të emigrantëve në Greqi. Por ata përbëjnë edhe një popullatë të konsiderueshme në zonat ku punojnë dhe jetojnë. Por sa është numri i saktë i shqiptarëve që kanë lejeqëndrimi në Greqi? Dhe sa është numri i tyre në secilën nga 13 periferitë e vendit?

Të dhënat janë nxjerrë nga statistikat e ministrisë së Emigracionit ashtu siç u përpiluan në prill të këtij viti. Në prill të vitit 2020 në regjistrat e drejtorive të emigracionit në të gjithë Greqinë figurojnë 340.764 lejeqëndrimi aktive të shtetasve shqiptarë. Nga këto 43.614 ishin leje për punë. 168.801 ishin leje të ndryshme, që nënkupton rezident afatgjatë, leje 10 vjeçare, leje e brezit të dytë etj. 128.236 leje për bashkim familjar dhe 113 leje për studime.

Si janë ndarë lejet e qendrimit në bazë të periferive?

Periferia e Atikës

Lejet e qëndrimit janë dhënë nga drejtoritë e emigracionit në Athinë, Pire, Palini dhe shërbimi qendror i ministrisë së emigracionit.

Ndarë sipas drejtorive:

Athina – 67.285

Pireu – 21.065

Palini – 16.857

Shërbimi qendror – 2.507

Total – 108.254

Periferia e Maqedonisë qendrore

Ndarë sipas drejtorive:

Selaniku – 31.559

Imathia (Veria) – 6.441

Kilkis – 2.292

Pella (Edesa) – 5678

Pieria (Katerini) – 3.862

Serres – 2.681

Halkidiki (Polygyros) – 5.288

Total: 57.801

Periferia e Kretës:

Ndarë sipas drejtorive

Iraklio – 8.758

Lasithi (Agios Nikolaos) – 3.872

Rethimno – 3.748

Hania – 6.020

Total 22.398

Periferia e Peloponezit

Ndarë sipas drejtorive

Argolida (Nafpilo) – 3.852

Arkadia (Tripoli) – 1.848

Korinthi – 7.012

Lakonia (Sparti) – 2.645

Mesinia (Kalamato) – 5.626

Total: 20.983

Periferia e Thesalisë

Ndarë sipas drejtorive

Karditsa – 2.434

Larisa – 9.775

Magnisia (Volos) – 8.050

Trikala – 3.491

Total – 23.750

Periferia e Maqedonisë Perëndimore

Ndarë sipas drejtorive

Kozani – 4.095

Grevena – 1.061

Kosturi – 1.419

Follorina – 2.729

Total – 9.304

Periferia e Epirit

Ndarë sipas drejtorive

Arta – 6.441

Thesprotia (Igumenitsa) – 2.788

Janina – 3.283

Preveza – 2.129

Total – 14.641

Periferia e Ishujve të Jonit

Ndarë sipas drejtorive

Korfuzi – 4.320

Zakinthos – 4.243

Lefkada – 927

Kefalonia (Argostoli) – 2.542

Total – 12.032

Periferia e Egjeut verior

Ndarë sipas drejtorive

Lesvos (Mitilini) – 3.213

Samos – 1.182

Hios – 1.482

Totali – 5.877

Perferia e Egjeut Jugor

Ndarë sipas drejtorive

Rodos – 10.223

Syros (Ermupoli) – 11.160

Shënim: Drejtoria e Syros përfshin një sërë ishujsh si: Mykonos, Tinos, Paros, Naksos, Santorini, Andros, Kos et..

Total – 21.383

Periferia e Greqisë kontinentale (Sterea Ellada)

Ndarë sipas drejtorive

Viotia (Livadhia) – 4.551

Evia (Halkida) – 5.358

Evritania (Karpenisi) – 289

Ftiotida (Lamia) – 6.752

Fokida (Amfissa) – 1.330

Total – 18.280

Periferia e Greqisë Perëndimore

Ndarë sipas drejtorive

Etoloakarnania (Medologji) – 5.197

Ahaia (Patra) – 6.936

Ilia (Pirgos) – 3.958

Total – 16.091

Periferia e Maqedonisë Lindore & Trakës

Ndarë sipas drejtorive

Drama – 1.621

Kavala – 5.119

Ksanthi – 788

Rodopi (Komotini) – 262

Evros (Aleksandrupoli) – 481

Totali – 8.271

Në mënyrë të përmbledhur prezenca e shqiptarëve në Greqi paraqitet si më poshtë:

Atika – 108.254

Maqedonia Qendrore – 57.801

Thesalia – 23.750

Kreta – 22.398

Egjeu Jugor – 21.383

Peloponezi – 20.983

Greqia Kontinentale – 18.200

Greqia Perëndimore – 16.091

Epiri – 14.641

Ishujt e Jonit – 12.032

Maqedonia Perëndimore – 9.304

Maqedonia Lindore – 8.271

Egjeu Verior – 5.877

Ky nuk është numri përfundimtar i gjithë shqiptarëve që ndodhen në Greqi, siç thamë të dhënat janë përpiluar në prill të vitit 2020, pasi procesi kishte stopuar për shkak të masave ndaj koronaviursit. Shumë qytetarë janë në proces rinovimi të lejes së qëndrimit dhe natyrshëm nuk janë përfshirë në këtë statistikë. Rreth 100 mijë shtetas shqiptarë, nga brezi i dytë kanë marrë nënshtetësinë greke. Duke pasur parasysh të gjitha këto mund të konkludojmë se në Greqi jetojnë dhe punojnë dicka më shumë, ose më pak se gjysmë milioni shqiptarë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button