LajmeTurizem

Ishulli i Maligradit dhe kisha e Shën Mërisë

Pamje mahnitëse vijnë nga ishulli i Maligradit dhe kisha e Shën Mërisë, në Prespë. Ishulli i Maligradit gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe, si një sofër gjigante në mes të ujit dhe në këto ditë të nxehta vere ka mjaftë vizitorë.

Në ishull ndodhet edhe kisha e famshme e Shën Maria e Kishës, e ndërtuar nga Kesar Novak (Qesar Novaku) në 1369.

Ajo është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitele që i përkasin një kishe paleokristiane, që mendohet të ketë qenë në pjesën e sipërme të liqenit.

Sipër këtij ishulli, ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI.

Kisha e Shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësit shqiptarë. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti.

Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Ishulli ka gjatësi rreth 800 metra e gjerësi rreth 200 metra dhe rrethohet nga shpate shumë të pjerrët, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij. Në këtë ishull ka bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, shpella e zgavra karstike.

Sikurse shihet nga fotot që sjell LSA pamjet janë të mrekullueshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button